Shkeputja e marrëdhënies së punës

Pershendetje,

Per shkak te kushteve te Covid-19, me punedhenesin e kompanise ku punoj kisha nje marreveshje qe nuk do te paraqitesha ne pune deri ne daten 15 Maj. Ne 18 Maj me punedhenesin kam zhvilluar nje takim ne te cilin mu parashtrua mundesia e shkeputjes se marredhenies se punes per shkak te veshtiresive financiare qe ndodhet kompania. Punedhenesi me tha se do te me komunikohej me shkrim vendimi perfundimtar 48 ore deri ne nje jave qe nga momenti i takimit, mirepo ka kaluar me shume se nje jave dhe ende nuk kam marr komunikim te asnje lloj forme nga kompania. Me kerkese te kompanise, gjate gjithe kesaj kohe qe kam qene ne pritje te vendimit, nuk jam paraqitur asnje dite ne pune.

1. A perben shkelje te kodit te punes mos kthimi i pergjigjes lidhur me vendimin?
2. A perben shkelje edhe ne rast se kompania ka vendosur te mos me pushoje nga puna, por nuk me ka komunikuar detaje si data te kthimit ne pune, nese per kohen qe nuk kam punuar do te paguhem ose jo, si dhe nese kushtet e punes do te jene ende te njejta ne rast te nje rikthimi te mundshem ne pune?
Si duhet te veproje ne nje situate te tille? Faleminderit


Qytetari: I. M. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shkeputja e marrëdhënies së punës”

  1. Pershendetje.Nga ajo qe ju referoni rezulton se punedhenesi juaj ka filluar procedurat e zgjidhjes se kontrates se punes, sipas dispozitave te Kodit te Punes. Nisur nga kjo, ne vijim pergjigjet per pyetjet tuaja:
    1. A perben shkelje te kodit te punes mos kthimi i pergjigjes lidhur me vendimin?
    Jo nuk perben shkelje. Procedura e zgjidhjes se kontrates se punes, parashikon zhvillimin e bisedimeve, gjate te cilave palet diskutojne dhe vleresojne mundesite per vijimin e kontrates. Ne perfundim te bisedimeve, jo domosdoshmerisht kontrata e punes zgjidhet. Persa kohe ju nuk jeni njoftuar brenda afatit ligjor per zgjidhje te kontrates se punes, atehere kjo procedure e nisur tashme konsiderohet e perfunduar. Pra nese, shoqeria vendos qe ta zgjidhe kontraten me ju, eshte e detyruar qe te rifilloje proceduren nga e para: t’ju njoftoje per bisedimet; te zhvillohen bisedimet dhe me pas nese vendos t’ju njoftoj zgjidhjen e kontrates.
    2. A perben shkelje edhe ne rast se kompania ka vendosur te mos me pushoje nga puna, por nuk me ka komunikuar detaje si data te kthimit ne pune, nese per kohen qe nuk kam punuar do te paguhem ose jo, si dhe nese kushtet e punes do te jene ende te njejta ne rast te nje rikthimi te mundshem ne pune?
    Deri ne vijimin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shoqeria nuk mban pergjegjesi ligjore edhe nese nuk ju ofron pune, pra praktikisht ju ka pezulluar. Per sa kohe ju nuk keni qene ne pune, shoqeria nuk ka detyrimin qe t’ju paguaje. Kushtet e punes mund te ndryshohen vetem me pelqimin e te dyja paleve. Ne asnje rast, punedhenesi nuk mund t’i ndryshoje kushtet e kontrates pa dhene ju miratimin per kete gje. Nese ndodh ndryshimi i njeanshem i kushteve te punes, atehere kjo konsiderohet nje zgjidhje e njeanshme e kontrates se punes dhe ju keni te drejten e te gjitha perfitimeve qe parashikon ligji per zgjidhjen e kontrates e menjehershme e pajustifikuar.
    Si duhet te veproje ne nje situate te tille?
    Situata juaj duket e paqarte dhe ne kete pike duhet te kerkoni informacion duke komunikuar me punedhenesin tuaj. Ne rast te se punesimi vijon por me ndryshim te kushteve te kontrates ne menyre te njeanshme, mund t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni demshperblimet perkatese.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet