Shkelje rrugore

Pershendetje!

Doja t’ju pyesja per nje mase administrative qe eshte marre ndaj meje nga nje efektiv i policise rrugore. Efektivi i policise pretendon qe kam shkelur semaforin dhe kam kaluar me te kuq. Ai pretendon qe une kam qene me drejtim nga rruga e Kavajes tek kryqezimi i 21 dhjetorit, ne drejtim te Zogut te Zi. Ne fakt une kam ardhur nga komisariati nr. 2 dhe kam bere kthese 180” ne drejtim te Zogut te Zi dhe semafori ku une ndodhesha ishte jeshil. Pavaresisht shpjegimeve te mia, polici vazhdoi me masen administrative. Sqaroj se refuzova ta firmos proçes-verbalin per arsyet qe shpjegova me lart.

E vetmja menyre per ta provuar pafajesine time jane kamerat e rruges, te cilat nuk e di sesi mund te administrohen brenda afateve qe ta ankimoi shkeljen e paqene?  Do ju isha shume mirenjohes nese do kisha nje pergjigje nga ju. Faleminderit dhe pune te mbare!


Qytetari: M. S. Data: 20 January , 2021, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Shkelje rrugore”

  1. Pershendetje

    Ndaj ketij vendimi mund te beni ankimim administrativ brenda afateve te caktuara prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ku eshte vendosur Gjoba/Komisariati i Policise i qytetit.
    Prane cdo komisariati ekziston nje Komision i caktuar, i quajtur Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, i cili mblidhet ne data te caktuara, ne varesi te dates kur eshte marre masa, dhe shqyrton ankesat e bera ndaj masave administrative te aplikuara.

    Ne kete ankimim, i cili duhet te hartohet ne forme te shkruar, duhet te specifikoni qarte objektin, bazen ligjore dhe pretendimet tuaja, shpjegoni ne menyre te detajuar rrethanat e faktit, si dhe cdo parregullsi procedurale apo element tjeter provues qe mendoni se vlen per te mbeshtetur ankimin tuaj.
    Ju keshillojme t’i drejtoheni poseduesve te kamerave qe mund te sigurojne pamje ne lidhje me episodin e pretenduar nga ana juaj, qe te keni nje kopje dhe t’ia bashkangjitni ankimit tuaj.
    Nese nuk bini dakord as me vendimin e Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, atehere mund te ndiqni rrugen gjyqesore permes ngritjes se nje padie administrative.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet