Shkelje nga punemarresi mbi pagen

Pershendetje,
Jam nje mesuese e ciklit 9-vjecar ne rrethin e Vlores. Ekonomistja, per nje gabim njerezor sic pretendon, nuk me ka kaluar pagen per dy muaj rresht. Pasi e vura ne dijeni per faktin, ajo po me kalon pagen qe me takon ne menyre te copezuar me argumentin qe mos te me mbahen shume taksa. Dua te di, ne baze te kodit te punes, cfare te drejtash me lindin te kerkoj per kete shkelje? Faleminderit!


Qytetari: S. M. Data: 21 October , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Shkelje nga punemarresi mbi pagen”

  1. 2

    Pershendetje. Llogaritja e tatimit mbi te ardhurat dhe sigurimeve shendetesore dhe shoqerore per pagen behet mbi baze mujore dhe pavaresisht se ty nuk te eshte derdhur paga, ajo ka detyrimin qe te beje deklarimet ne perputhje me ligjin, duke te derdhur menjehere edhe te dyja pagat. Nese ekonomistja nuk te ka deklaruar prane tatimeve per dy muaj, kjo eshte shkelje e rende e ligjit, dhe mund te sjelle pasoja edhe per ty ne cilesine e punemarresit. Duhet te dini qe Kodi i Punes nuk e konsideron nderprerje te kontrates se punes, kur kontrata rilidhet brenda 3 muajve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet