Shkelje nga punemarresi mbi pagen

Pershendetje ! Punemarresi nuk me ka deklaruar ne sistem kontributet dhe nuk me ka bere derdhjen e pages per 2 muaj rresht.Pas ketyre dy muajve,me ka deklaruar ne sistem me page minimale.Ne kete rast sa shkelje te ligjit jane bere,cfare penalitetesh ka?Cfare rruge ligjore duhet te ndjek?A vihet ne rrezik kontrata e punes? Ne c’menyre mund te likujdohem ? Ju falenderoj


Qytetari: S. M. Data: 26 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shkelje nga punemarresi mbi pagen”

  1. 1

    Pershendetje. Lidhur me sa kerkoni ne pyetjen tuaj:
    Ju keni te drejte te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes. Ne kete rast eshte e rendesishme te provoni qe ju keni qene ne pune. Ankimin mund ta paraqisni me shkrim.
    Kontrata e punes ligjerisht nuk vihet ne rrezik, pasi punedhenesi ka detyrimin qe t’ju deklaroje ne sigurime, te paguaje kontributet ne vleren e pages qe ju keni realisht, si dhe t’ju paguaje pagen e plote. Nese punedhenesi e zgjidh kontraten mbi kete baze, atehere kjo eshte nje zgjidhje ne kundershtim me Kodin e Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet