Shkelje ligjore

Nqs dikush kapet ne nje shtet tjeter duke punuar ne te zeze dhe ne shkelje te ligjit dhe del ne gjygj. Nderkohe zyrat e emigracionit e kthejne personin e gjyqi vazhdon i hapur me sakt dosja qendron e hapur. Nese personi nuk paraqitet ne gjyq ose nuk behet per shkak se personi esht kthyer nga shteti, ky person ka te drejt te udhetoj ne ndonje vend tjeter te botes?


Qytetari: O. G. Data: 16 September , 2019, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Shkelje ligjore”

  1. 1

    Përshëndetje!
    Nëse Gjykata e shtetit në fjalë ka dalë me një vendim, duhet lexuar dispozitivi i vendimit sepse aty pasqyrohen qartë ndalimet dhe pasojat e shkeljes.
    Deportimi/dëbimi i personit në vendin e origjinës është ndër masat e shumta që marrin shtetet ndaj personave që cënojnë legjislacionin e punës dhe me deportimin/dëbimin e personit, shteti i vë në dispozicion këtij të fundit dokumentacionin përkatës që përcakton shkeljen ligjore, dispozitën në fjalë dhe pasojat e kësaj shkelje. Nëpërmjet dokumentacionit që shoqëron deportimin/dëbimin e personit në vendin e origjinës, verifikon nëse pasojat e shkeljes në fjalë, janë në fuqi vetëm në raport me shtetin i cili ka konstatuar shkeljen apo edhe me shtete të tjera.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet