Shkelje e te drejtave te njeriut

Pershendetje, uroj qe te jeni mire!

Me jane shkelur te drejtat e mia dhe po me shkaterrojne jeten. Ju lutem me ndihmoni pasi jam viktime e nje padrejtesie qe po me demoralizon fare. Kam tre dite qe jam ne gjendje te renduar per shkak te kesaj padrejtesie. Jam nenshtetas Shqiptaro-Francez dhe kerkoj drejtesi dhe mbrojtje nga shteti im. Ju lutem me ndihmoni duke me orientuar se cfare mund te bej, ku mund te drejtohem, si ta adresoj padrejtesine qe me eshte bere pasi kerkesa ime eshte shume urgjente.

Faleminderit,


Qytetari: O. S. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shkelje e te drejtave te njeriut”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Me sa parashtroni ne pyetjen tuaj, nuk evidentoni se cfare e drejte konkretisht ju eshte shkelur per te ditur me pas se ku mund t’ju referojme.
    Mund te drejtoheni prane Institucionit te Avokatit te Popullit ne rast se te drejtat tuaja jane cenuar nga veprimet ose mosveprimet e administrates shteterore; Rajonit te Policise ku keni venbanimin nese kemi te bejme me nje ceshtje penale apo edhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates; mund t’i drejtoheni Gjykates kompetente ne varesi te kompetences lendore dhe tokesore. Nese jeni diskriminuar mund t’i drejtoheni Komisionerit per Mbrotjen nga Diskriminimi.
    Nese eshte e nevojshme mund te shkoni prane Sherbimit Social Rajonal ku keni vendbanimin qe me pas grupi i menaxhereve te rastit te mund te trajtojne rastin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet