Shkelja e afateve ligjore per dhënien e shërbimit nga punonjesit e ZRPP

Përshëndetje,

A mund te hedh ne gjygj apo te denoncoj nje punonjës shteti, nese nuk te jep shërbimin për të cilin kam paguar? Une kam aplikuar per korrigjim kartele pasurie, pasi kam nje shtepi 2 kate dhe ne kartel eshte shenuar 1 kat.  Pas aplikimit, ASHK i ka derguar nje shkrese njesis administrative per konfirmimin e katit te dyte, por kane kaluar 6 muaj dhe akoma nuk me kane bëre ndryshimet.  Punonjesit e AKSH-se pretendojnë se akoma nuk ju ka sjell përgjigje njesia administrative, por une kam degjuar se kur nje institucion i dergon nje shkrese institucionit tjeter dhe nese ata nuk i kthejne pergjigje brenda 20 diteve, institucioni qe ka bere shkresen duhet te vijoje me proceduren dhe “ti jap nje zgjidhje qytetarit”.

Cfare me sugjeroni te bej ne lidhje me kete rast? Faleminderit,


Qytetari: A. T. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shkelja e afateve ligjore per dhënien e shërbimit nga punonjesit e ZRPP”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Ne zgjidhjen e ankeses Tuaj keni dy mundesi:
    1. Berja e nje ankese, prane Agjencise Shteterore te Kadastres (Drejtorise se Pergjithshme) per problematiken tuaj, si dhe;
    2. Duke iu referuar problematikes se referuar nga ana Juaj, per mosveprimin e organeve shteterore, mund t’i drejtoheni edhe juridiksionit gjyqesor administrativ, per detyrimin e Agjencise se Kadastres (te qytetit ku ndodheni) te kryeje korrigjimin e karteles se pasurise se paluajtshme, te regjistruar ne emrin Tuaj.
    Jurdikiksioni gjyqesor ka kompetencen per te detyruar organet shteterore te kthejne pergjigje kerkesave dhe ankesave te qytetareve ne afatit ligjor, si dhe ne mungese te tij brenda nje afati te arsyeshem, ne perputhje me kompetencat qe ka parashikuar ligji.

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet