Shkarkim nga puna

Pershendetje. Pyetja konsiston ne pushimin nga puna brenda 3 mujorit te proves me arsye te pajustifikuara dhe paverteta nga punedhenesi. Mund te behet nje padi?


Qytetari: A. B. Data: 13 January , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Shkarkim nga puna”

  1. 1

    Pershendetje
    Kodi i Punes i RSH percakton se gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara. (referuar nenit 142 pika 3 te Kodit te Punes). Veçoria e kesaj dispozite është se, i jep punëdhënësit të drejtën ligjore për të larguar punonjësin nga puna gjate periudhes se proves, me një njoftim 5 ditë përpara zgjidhjes së kontratës.
    Prandaj, nese juve ju eshte njoftuar vendimi, si dhe ju jane prezantuar arsyet perkatese per zgjidhjen e kontrates nga ana e punedhenesit tuaj, vleresoj se NUK jeni ne kushtet e zgjidhjes se kontrates se punes ne kundershtim me dispozitat e Kodit te punes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet