Shkarkim nga puna (call center)

Përshëndetje,

Doja te dija nese ka vlere juridike deklarata nga punëdhënësi që thote se do te heq nga puna per shkak te rrethanave që erdhën nga COVID-19 se u pakësua puna. Ndërkohë që puna gjatë verës kështu ka qënë gjithmonë dhe ne vjeshtë ose dimër fillon puna shtohet. Kontrata e punes është me kohë të papërcaktuar. Flas për marredhenie pune ne sektorin call center. U kanë dërguar e-maile punonjësve dhe u kërkojnë të paraqiten te burimet njerëzore brenda 24 orëve dhe u komunikojnë që do ju heqim se ka rënë puna. Ndërkohë qe nuk përmenden pushimet dhe as rrogat qe i takojnë një punonjësi qe ka 8 muaj mardhënie pune me kontratë të papërcaktuar. Cilat jane te drejtat tona si punemarres?


Qytetari: E. M. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shkarkim nga puna (call center)”

  1. Pershendetje,

    Nese shkaku i zgjidhjes se kontrates se punes eshte i pershtatshem, apo jo, kete e vlereson vetem gjykata dhe nuk mund t’ju themi nese deklarata e punedhenesit per veshtiresi per shkak te COVID-19 ka vlere juridike.
    Megjithate, pavaresisht shkakut te zgjidhjes se kontrates se punes, punedhenesi eshte i detyruar te respektoje:
    Proceduren e zgjidhjes se kontrates, (njoftimi nuk mund te behet 24 ore perpara, por duhet te njoftohet te pakten 72 ore perpara) Duhet te zhvillohen bisedimet dhe me pas, nese serish mendon ta zgjidhe kontraten, duhet ta njoftoje punemarresin ne nje afat qe shkon 48-nje jave.
    Po ashtu ka detyrimin qe te respektoje periudhen e njoftimit, qe varet nga kohezgjatja e marredhenieve te punes (per nje marredhenie qe ka zgjatur 8 muaj, afati i njoftimit eshte 1 muaj. Madje gjate kesaj periudhe te njoftimit, punemarresi ka te drejten e lejes se paguar prej 20 ore ne jave, me qellim qe te gjeje nje pune tjeter). Po ashtu punedhenesi ka detyrimin te paguaje lejen e zakonshme, sipas diteve qe ka punuar gjate vitit te fundit punemarresi.
    Nese punemarresi ka me shume se tre vite pune, ka te drejten e perfitimit edhe te shperblimit per vjetersi, qe eshte 1/2 page per cdo vit pune.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet