Shitja e tokes bujqesore

Pershendetje,

Kemi rastin e nje qytetari X i cili kerkon dhenien e vertetimit per konfirmimin per shitjen e tokes bujqesore, fituar me Ligjin 7501/1991. Certifikata e pronesise se kesaj prone eshte ne emer te bashkeshortit Y, si kryetar i familjes bujqesore, i cili para ca muajsh ka nderruar jete. Pushteti vendor i cili ka per detyre te leshoje vertetimin per shitjen e tokes, ka kthyer pergjigje qe, meqe kryetari i familjes bujqesore ka nderruar jete nuk mund te leshohet vertetimi, por te ndiqen procedurat per leshimin e deshmise se trashegimise dhe me pas kur te zgjidhet kryetari i ri, te vijohet me leshimin e vertetimit.
Qytetari X eshte ankuar disa here tek Avokati i Popullit dhe ky i fundit i ka cuar disa here rekomandim per leshimin e vertetimit, por pushteti vendor (Njesia Adm) i ka kthyer te njejten pergjigje.
A legjitimohen veprimet e Njesise Administrative per refuzimin e leshimit te vertetimit?
Ne c’baze ligjore jane mbeshtetur? Faleminderit,


Qytetari: S. C. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Shitja e tokes bujqesore”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne nenin 24 te Ligjit 9632, date 20.10.2006 “Per taksat vendore” te ndryshuar percakaktohet se: “Zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme nuk bëjnë regjistrimin apo çregjistrimin e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë apo tokë bujqësore, nëse dokumentacioni i vërtetimit të pronësisë nuk shoqërohet edhe me vërtetimin e bashkisë, i cili konfirmon pagesën e taksave respektive që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

    Nderkohe ne nenin 20 te ketij ligji percaktohet se: “1. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme (perfshire ketu edhe taksen bujqesore) i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive”.

    Pavaresisht se taksa aplikohet mbi pasurine e paluajtshme (token bujqesore), kjo takse paguhet nga pronari ose perdoruesi i saj. Ne kete rast, vleresoj se nje vertetim i leshuar nga bashkia/njesia administrative qe verteton pagesen e taksave vendore mbi pasurine dhe lejon kalimin e pronesise se pasurise do ishte korrekt nese, krahas identifikimit te sakte te te dhenave te pasurise -objekt vertetimi, te kete te percaktuar sakte edhe emrin e perfaqesuesit te familjes bujqesore te kesaj pasurie. Njesia administrative/Bashkia duhet te kete informacion edhe mbi gjendjen juridike fundore te pasurive qe ka nen juridiksionin e saj, dmth te di se kush jane pronaret fundore/perdoruesit e prones. Pra, ne kete menyre vertetimi nuk mund te leshohet per nje prone ne emer te perfaqesuesit te familjes qe ka nderruar jete. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet