Shitja e baneses se lene hipoteke

Pershendetje,

Kam nje banese, te cilen e kam lene si hipoteke ne banke. Une e shita shtepine me kontrate te rregullt. Banka me thote qe ke shkelur kontraten. Bleresi me thote qe dua kompesim nese prishet kontrata e shit- blerjes. Cfare te bej? A kam une te drejte ta shesh banesen e hipotekuar? A eshte e vlefshme kontrata shitblerjes? Cfare te drejtash ka bleresi? Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 11 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Shitja e baneses se lene hipoteke”

  1. Pershendetje. Pasuria e paluajtshme e lene ne hipoteke per te garantuar nje kredi bankare, ne baze te Kodit Civil mund te tjetersohet, me kusht qe bleresi te kete dijeni per kete kontrate. Dijeni nga pikepamja ligjore prezumohet, pasi per te lidhur aktin noterial perpara noterit duhet qe te bashkengjitet edhe kartela e fresket e pasurise, e cila ka te shenuar ne seksionin E te saj, regjistrimin perkates te cdo kontrate hipoteke te regjistruar.
    Pavaresisht sa me siper, ne kontraten e hipotekes te lidhur me banken mund te jene vendosur klauzola qe e kufizojne te drejten e shitjes, ose e lidhin me miratimin me shkrim te bankes. Per kete duhet te lexoni kontraten e hipotekes.
    Ne rast se pasuria e paluajtshme tjetersohet gjate kohes qe eshte ne hipoteke, sendi vijon te mbetet ne hipoteke dhe ne rast se kredimarresi nuk permbush rregullisht detyrimin e marre persiper, dhe kalohet ne ekzekutim te detyrueshem, pasuria e paluajtshme do te sekuestrohet dhe do te nxirret ne ankand nga permbarimi me qellim permbushjen e detyrimit.
    Ne ligjin e ri per kadastren, te hyre ne fuqi ne vitin 2018, neni 56, pika 4 parashikon se gjatë kohëzgjatjes së hipotekës, nuk regjistrohet asnjë kontratë për kalimin e pronësisë
    tek të tretët.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet