Shitja e aksioneve

Pershendetje! Une dhe familjaret e mi kemi aksione ne Albtelekom. Kemi vendosur t’i shesim keto aksione, por nuk dime se si te veprojme. Ju lutem me ndihmoni duke na orientuar se ku duhet te drejtohemi? Faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 20 January , 2021, Kategoria: Tregtare.

One response to “Shitja e aksioneve”

  1. Pershendetje. Ne vendin tone aksionet e shoqerive aksionare nuk tregtohen ne burse. Per te gjetur bleres per aksionet tuaja vlen parimi si per cdo pasuri tjeter. Pra jeni ju si pronar, qe keni te drejte te gjeni bleres.
    Statuti i shoqerise “Albtelecom” mund te kete te parashikuar te drejten e parablerjes per aksionet. Kjo do te thote qe ju perpara se te kerkoni t’ua shisni personave te trete jashte shoqerise, t’i drejtoheni aksionereve te tjere ekzistues. Ne statut mund te kete edhe kushtezime te tjera, psh vendim i asamblese, etj. Per kete duhet qe prane Qendres Kombetare te Biznesit (faqes online http://www.qkb.gov.al) te shkarkoni nje kopje te statutit te shoqerise dhe te verifikoni aty proceduren e tjetersimit te aksioneve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet