Shitblerje shtëpie

Jam një qytetar nga Vlora dhe kam blerë një hyrje me çmim 360 € m/2. I kam bërë të gjitha pagesat 100 % kundrejt shitësit dhe me noteri. Problemi është se në këtë rast ndërtuesi nuk pranon të lidhe aktin e shitblerjes pasi thotë që unë duhet të paguaj akoma lek, pasi pronës time të blerë në 2016 i është rritur çmimi i referencës në tatime. Unë e kam blerë hyrjen nga investitori dhe në noterin e fundit kam nëshkrur se kam shlyer detyrimin në lek 100% ndaj shitësit ( me investitorit), por kërkon lek të paguaj në tatime. Në noterin e fundit kam nënshkruar se kam shlyer palën shitëse 100% dhe kam nëshkruar se  nuk kam më detyrime financjare ndaj shitësit dhe ndërtuesit. Pres përgjigje. Me respekt


Qytetari: S. L. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shitblerje shtëpie”

  1. Pershendetje. Kontrata eshte nje veprim juridik i dyanshem, permbajtja e te ciles percaktohet nga ana e paleve te perfshira, gjithmone duke qendruar brenda kornizes ligjore. Palet mund te bien dakord qe nje send ta shesin edhe nen cmimin e tregut, apo nen cmimin e references, kur sendi ka nje cmim te tille. Pra, ju sipermarresi nuk ka te drejte t’ju kerkoje juve pagese shtese, krahas asaj te rene dakord ne momentin e lidhjes se kontrates. Cdo kosto shtese qe mund te linde qofte nga detyrime tatimore, apo te tjera, jane pergjegjesi e sipermarresit, i cili eshte edhe pala qe ne baze te Kodit Civil merr persiper rrezikun ne kete kontrate. Juve duhet t’ja beni te qarte kete gje sipermarresit dhe nese ai refuzon qe te lidhe kontraten e kalimit perfundimtar te pronesise se sendit, ju keni te drejte te hartoni nje padi ne gjyq, me objekt: Detyrim njohje pronar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet