Shit-blerje apartamenti

Pershendetje,

Kujt i takon pagesa e TVSH dhe taksave te Bashkise mbi tatimfitimin e shitjes se nje apartamenti banimi me siperfaqe 102.5 m katror?
Pala shitese me kerkon ta paguaje une si bleres, detyrimet qe ka ne Hipoteke dhe Bashki per kete prone? Kjo me pretendimin se ka ndryshuar çemimi i references…? Kam gati nje vit qe nuk po mundem te bej akoma aktin e shitblerjes se prones qe kam ende me kontrate prenotimi. Nuk e di si mund ta zgjidh kete problem ne rruge ligjore qe pala shitese te detyrohet sipas ligjit ne fuqi te me bej aktin e shitblerjes.
Po ju nis aktin noterja te fundit te firmosur ne noteri. Faleminderit,


Qytetari: S. L. Data: 1 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shit-blerje apartamenti”

  1. 1

    Pershendetje,

    Çdo detyrim që është i lidhur me subjektin ndërtues, duhet te paguhet nga subjekti ndertues. Sipas ligjit, taksa e kalimit te se drejtes se pronesise se pasurise paguhet nga subjekti ndertues.
    Ju keni rënë dakord për një çmim shitjeje dhe ai i përfshin të gjithë elementët, koston e ndërtimit si dhe fitimin e sipërmarrësit dhe nuk mund të zbërthehet në elementë të ndryshëm. Ajo që ju si blerës keni detyrim referuar Kodit Civil, nenit 708, janë shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të. Këtu përfshihet, shpenzimet për kontratën noteriale dhe tarifat e sherbimeve per rrgjistrimin e kontrates se shitjes prane zyrën e kadastrës dhe pajisjen me certifikate pronesie ne emrin tuaj.
    Detyrimet tatimore të shoqërisë kundrejt shtetit, nuk mund të kalohen në ngarkim të blerësit.

    Ju do t’i bëni një njoftim noterial shoqërisë sipërmarrëse ku t’i kërkoni lidhjen e kontratës së shitjes, duke i lënë një afat 15 ditor, sipas Kodit Civil. Nëse ai nuk pranon ta lidhë kontratën, atëherë ju keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës me padi me objekt detyrim njohje pronar, pasi në objekt i padisë në gjykatë nuk mund të jetë: detyrimi për lidhje kontrate, duke qenë se kontrata është një veprim që kërkon vullnetin e palëve. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet