Shfrytezimi i ambjenteve te baneses

Pershendetje,

Une jetoj ne nje banese me pronesi te pandare mes shume personash. Ne banese jetoj vetem une dhe vellai, i cili vjen shpesh dhe prish, shkaterron pronen e perbashket. Kam marre 2 here urdher mbrojtje me vendim gjykate, por asnje vendim nuk e ka zgjidhur problemin. Djali im eshte me autizem dhe stresohet sa here vjen ai. Vellai ka mbyllur me çeles 3/4 e shtepise dhe une e familja ime jetojme ne nje ambient shume te vogel. A ka ndonje te drejte djali im qe ai person te mos afrohet me ne banese dhe te hape ambientet e perbashketa? Ambientet ku jetojme jane shume te vogla dhe shtepia eshte e degraduar. Shtepia nuk eshte e ndare dhe perseri ai pretendon se çdo gjë eshte e tija. Une nuk kam mundesi ekonomike, as te dal me qira dhe as te iku diku tjeter. Çfare duhet te bej sepse nuk mund te duroj dhunen dhe fyerjet ndaj meje dhe familjes sime? Ne dokumentet e bashkengjitura keni edhe raportin mjekoligjor te djalit me ane te cilit merr edhe pension mujor. Faleminderit,


Qytetari: A. K. Data: 30 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Shfrytezimi i ambjenteve te baneses”

  1. 1

    Pershendetje
    Ligji “Per dhunen ne familje” i ndryshuar , percakton se :“Gjykata, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e
    dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të
    njëjtën strehë…” sigurisht qe kjo nuk eshte zgjidhje perfundimtare pasi urdheri i mbrojtjes ka nje afat te caktuar.
    Gjithashtu ne ligj eshte parashikuar dhe detyrimi per reabilitimin e dhunuesit.
    Ne lidhje me pronen , ju nuk mund te pengoni pertej afatit te urdherit te mbrojtjes aksesin ne pronen e cila eshte ne bashkepronesi te familjareve tuaj perfshire dhe vellain.
    Nese ju kerkoni te beni ndarjen prones sipas pjeseve takuese ju mund ta beni vullnetarisht prane noterit ose ne te kundert te drejtoheni ne gjykate.
    Nese nuk keni te ardhura te mjaftueshme ju mund te kerkoni ndihme juridike falas ne mbeshtetje te ligjit 111/2017 ” Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” duke u praqitur prane Klinikave te Ligjit ose Qendres per ndihme juridike falas ne qytetin ku ju banoni, ne menyre qe tiu asistojne per plotesimin e formulareve perkates .
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet