Sherbimi proves

Pershendetje,

Nese gjykata vendos 3 masa te sherbimit te proves dhe une ekzekutoj vetem dy prej tyre, atehere duhet te rikthehem ne burg apo eshte e ligjshme te zbatosh vetem dy nga tre masat e sherbimit proves?

Faleminderit


Qytetari: S. H. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sherbimi proves”

  1. Pershendetje
    Sherbimi i proves eshte autoriteti i cili monitoron permbushjen e kushtit, pra te detyrimeve te vena nga gjykata, nga ana e te denuarit. Ne cdo rast, nese i denuari gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit.

    Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të detyrimeve që i janë vendosur nga gjykata, prokurori ka të drejtë të japë paralajmërim, i cili regjistrohet në dosjen personale të të dënuarit.

    Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin e vendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg.

    Ne kete kuptim, nuk eshte ne zgjedhjen tuaj nese mund te kryeni 2 nga sherbimet e proves dhe te lini te tretin. sherbimi i proves eshte i detyrueshem per tu ekzekutuar ne te kundert mund te perballeni me nje mase penale renduese per ju nder te cilat mund te perfshihet dhe denimi me burg.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet