Sherbimet e kujdesit shoqeror

Pershendetje,

A ka te drejte një organizate jo fitimprurëse (sherbim rezidencial afatgjatë ku trajtohen mbi 60 të moshuar) te kerkoj fonde nga Drejtoria e Sherbimeve Sociale? Faleminderit,


Qytetari: b. k. Data: 2 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sherbimet e kujdesit shoqeror”

  1. Pershendetje. Ligji 121/2016, “Per sherbimet e kujdesit shoqeror ne Republikën e Shqipërisë”, parashikon që shërbimet e kujdesit shëndetësor klasifikohen në shërbime publike dhe jopublike. Publike, janë ato që financohen nga buxheti i shtetit qendror, apo vendor. Shërbimet jopublike mund të jenë fitimprurëse ose jofitimprurëse. Ligji parashikon që shërbimet shoqërore fitimprurëse, pra ato që funksionojnë si biznese, nuk mund të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit dhe ai i bashkive. Shërbimet shoqërore jofitimprurëse, gëzojnë të drejtën të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit apo ai i bashkive, vetëm nëse kanë lidhur kontratë me subjektin që ka përgjegjësi për të ofruar shërbimin e kujdesit shoqëror.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet