Pershendetje,
Si mund te marr vertetim nga gjykata dhe prokuroria? Me nevojiten per dokumenta jshte shtetit dhe me mbaron afati i dorezimit te dokumentave. Kur pritet te hapen keto institucione e te ofrojne sherbime?
Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje!
Vertetime te tilla mendoj qe leshohen edhe gjate kesaj periudhe si nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit ku jetoni, mjafton te beni nje kerkese duke patur nje ID ose pasaporte. Faleminderit
Pershendetje,
Gjate kesaj periudhe prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë te ngutshme. Per marrjen e sherbimeve prane gjykatave dhe prokurorise, sugjerohet qe te komunikoni nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë ketyre institucioneve.
Ne rast se interesoheni per te marre certifikaten e gjendjes gjyqesore (deshmi penaliteti), ju mund te aplikoni online permes portalit e-Albania. Dokumenti me vulë elektronike qe do gjenerohet përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Faleminderit