Shembull ndermjetesimi

Pershendetje
Ndjese per shqetesimin. Ju lutem, a mund te me ndihmoni me nje shembull konkret te nje konflikti qe eshte zgjidhjur me ndermjetesim? Faleminderit,


Qytetari: O. S. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Ndermjetesim.

One response to “Shembull ndermjetesimi”

  1. Eniana Qarri Eniana Qarri says:

    Përshëndetje,
    Mosmarrëveshjet/konfliktet të cilat mund të zgjidhjen me ndërmjetësim janë:
    – në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve;
    – në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private;
    – mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur.

    Një shembull i zgjidhjes me ndërmjetësim të një konflikti është arritja e një marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve, martesa e të cilëve është tronditur në mënyrë të pakthyeshme, për:
    – zgjidhjen e martesës me pëlqimin e tyre;
    – pjesëtimin e pasurisë së fituar gjatë martesës;
    – caktimin e prindit me të cilin do të jetojë fëmija pas zgjidhjes së martesës;
    – caktimin e detyrimit për ushqim të prindit tjetër ndaj fëmijës dhe të të drejtës që ai ka për ta takuar fëmijën dhe për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të.
    Duke qenë se Kodi i Familjes, kërkon domosdoshmërisht që zgjidhja e martesës (divorci) të bëhet më vendim gjyqësor, në këtë rast, pas arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit, duhet të realizohet edhe një seancë e vetme gjyqësore për zgjidhjen e martesës dhe për miratimin e marrëveshjes së bashkëshortëve nga gjykata.

    Në këtë mënyrë shmangen konfliktet e mëtejshme ndërmjet bashkëshortëve dhe arrihet një zgjidhje martese me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke garantuar interesin më të lartë të fëmijëve të tyre të mitur.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet