Servitut kalimi

Pershendetje kam 1 prone ne qytetin e kavajes toke are mirpo problemi qendron se pronaret e tokes para nuk te lejojne te kalosh ne 2017 eshte marr 1 servitut kalimi a eshte i rregullt ai dhe a ekziston mundesia qe te behet 1 rruge aty pa proces gjyqsor?

Qytetari: V.X.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Ne nuk mund te vleresojme nese servituti i kalimit qe eshte marre eshte i rregullt, pasi ai duhet te plotesoje disa kritere te caktuara ligjore. Ne rastin se eshte vullnetar duhet te behet me akt noterial, si dhe te permbushe kritere te tjera te ligjit. Nese po, patjeter qe eshte i vlefshem dhe ju mund ta perdorni. Nese nuk eshte i tille dhe pronari refuzon qe t`ju lejoje kalimin, atehere do t`ju duhet t`i drejtoheni gjykates me kerkese per autorizim per servitut kalimi. Ne perfundim, gjykata do te percaktoje dhe nje vlere financiare, qe perdoruesi i servitutit do te duhet te paguaje per perdorimin e tokes se nje personi tjeter.

Lini një Përgjigje