Send i paluajtshem

Pershendetje,

Pyetja ime eshte: Nese toka eshte ne emer te dikujt dhe deshiron qe nje pjese te tokes te jete ne emer te dikujt tjeter, si behet kalimi i nje pjese tokes tek personi tjeter? A mund te behet me dhurim dhe cfare hapash duhet te ndiqen? a behet keto veprime te noteri? po tjeter? Faleminderit,

 


Qytetari: D. M. Data: 26 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Send i paluajtshem”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju sqaroj se nese pasuria eshte nje e tere dhe ju doni te dhuroni vetem nje pjese faktike te pasurise (pra nje siperfaqe te caktuar), atehere fillimisht ju duhet te ndani pasurine dhe te pajiseni me certifikate pronesise per secilen pjese. Me marrjen e certifikates se pasurise qe doni te dhuroni, paraqiteni prane nje zyre noterie dhe kryeni veprimin juridik te dhurimit apo shitjes.
    Ndersa, nese pasuria eshte nje e tere dhe ju deshironi te dhuroni nje pjese ideale te pasurise (pra 1/3, 1/2, apo 1/4 pjese, pa bere ndarje faktike te siperfaqes qe dhurohet), ne kete rast nuk ka nevoje per ndarje paraprake te pasurise prane ASHK-se, por paraqiteni direkt me palen tjeter perfituese prane nje zyre noteriale dhe kryeni veprimet perkatese. Akti noterial (dhurim apo shitje) duhet te depozitohet me pas prane ASHK per t’u rregjistruar.

    Qe te jeni kushtet e vlefshmerise se kontrates se dhurimit, duhet te ploteshen kushtet:
    1. Te ekzistoje Vullneti i lire i dhuruesit per kalimin e prones se palujatshme ne favorin tuaj (i cili shprehet para noterit);
    2. Objekti i kontrates te jete ne qarkullim civil (do te thote pasuria te mos kete kufizime, barre, etj);
    3. Duhet te respektohet forma e hartimit te kontrates se dhurimit me objekt sende te paluajtshme, e cila duhet te jete ajo noteriale (pra te pergatitet para nje noteri).

    Faleminderit

  2. Pershendetje! Po, ju mund te kaloni nje pjese te tokes tuaj tek nje person tjeter, permes veprimit juridik te shitjes apo dhurimit. Keto veprime juridike kryhen prane noterit dhe prezent duhet qe te jene te dyja palet (shitesi, bleresi apo dhuruesi e pranuesi i dhurimit ose perfaqesuesit e tyre me prokure). Me pas akti noterial (kontrate dhurimi ose shitje) duhet te depozitohet per rregjistrim prane Agjensise Shteterore te Kadastres. Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet