Sekuestro konservative

Nqs nuk eshte bere kalimi i pronesise te nje automjeti dhe ish pronari ka detyrime dhe permbarimi ka dhene urdher per venien e sekuestros konservative sepse rezulton akoma ne emrin e ish pronarit, akti i shit blerjes nuk meret parasysh fare?


Qytetari: J. S. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Sekuestro konservative”

  1. 1

    Pershendetje. Pronari i mjetit eshte bleresi i ri, pavaresisht regjistrimit apo jo te kalimit te kontrates se tjetersimit te mjetit. Ne rastin tuaj, duhet t’i percillni kontraten permbaruesit, duke i terhequr vemendjen ne nenet 612 dhe 613 te Kodit te Procedures Civile qe parashikojne te drejten e personit te trete, qe eshte pronar i sendit qe te kerkoje ne gjykate perjashtimin e sendit nga sekuestrimi dhe shitja. Nese nga ana e permbarimit nuk veprohet duke e hequr sendin nga sekuestro, duhet t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates, mbeshtetur ne nenin 612 te K.Pr.Civile.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet