Pershendetje,
Qe permbarimi te marr dhe te shes nje automjet te debitorit, a duhet me pare te behet bllokimi ne DPSHTRR ose RBS apo mjafton t’i drejtohet Policise se Shtetit per ekzekutim? Ju faleminderit. Pres pergjigjen tuaj,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje!
Ne fillim duhet te vendoset sekuestro konservative mbi sendin (mjetin motorik) prane Drejtorise Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor. Me pas permbaruesi, kerkon ndihmen e strukturave te policise per bllokimin fizik te sendit. “Kërkesa” për bllokimin fizik të mjeteve motorike shoqërohet me njoftimin zyrtar të vendosjes së sekuestros konservative mbi dokumentacionin e mjetit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor. “Kërkesa” për bllokimin fizik të mjeteve motorike kryhet shkresërisht ose elektronikisht nga permbaruesi gjyqesor.
Policia e Shtetit nuk ekzekuton asnje titull ekzekutiv, por me kerkese te permbaruesit, ndihmon dhe mbeshtet kete te fundit ne përmbushjen e shërbimit publik për kryerjen e veprimeve procedurale në
realizimin e një procesi përmbarimor.
Per me shume informacion, mund t’i referoheni Udhezimit te Perbashket Nr. 289, date 19.05.2017 “Per procedurat e bashkepunimit te permbaruesve gjyqesore private me policine e shtetit”, i cili gjendet i botuar ne Fletoren Zytare nr. 115, viti: maj 2017. Faleminderit,