Sekuestrimi i automjetit

A mund te sekuestrohet nje automjet fizikisht dhe nxjerrja ne ankand nese me pare nuk behet bllokimi i dokumentacionit sipas urdher sekuestrimit? Faleminderit,


Qytetari: F. B. Data: 3 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sekuestrimi i automjetit”

  1. Pershendetje.
    Ne baze te Manualit te Permbarimit, rregullat per ekzekutimin e detyrimit nepermjet automjetit te debitorit, jane si me poshte:
    Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi automjetin e debitorit bëhet me vendosjen e sekuestro mbi të. Sekuestrimi mbi automjetin kryhet në bazë e për zbatim të aktit të lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor që urdhëron vënien e sekuestro. Me vendosjen e sekuestro mbahet procesverbali i sekuestrimit, e një kopje e këtij procesverbali i dorëzohet Degës rajonale të Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku është regjistruar automjeti. Sekuestrimi i komunikohet detyrimisht debitorit, nga përmbaruesi gjyqësor. Njoftimi bëhet sipas rregullave për njoftimin e akteve gjyqësore.
    Pas sekuestrimit, nese nga debitori nuk eshte permbushur detyrimi, vijohet me shitjen e sendit ne ankand.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet