Sekuestrim prone

Pershendetje,
Kam pasur nje kredi te ish-Banka Popullore ku garanci kam lene nje kat te nje objekti qe kam ne emrin tim. Prona eshte vleresuar per nje vlere prej 75 milione leke te vjetra dhe kam marre 50 milione te vjetra kredi. Kam lare 10 milione leke dhe me pas nderpreva pagesat per arsye ekonomike. Kredite e keqija me vone kaluan te kompania permbarimore STAR(MCA) me te cilet kam lidhur disa kontrata ku bej pagesa te rregullta prej disa vjetesh me nje vlere totale prej 20 milione lekesh te vjetra kundrejt nje garancie e dhene nga kompania permbarimore ne te cilen me thuhej se prona nuk do te sekuestrohej. Para disa kohesh me paraqitet nje person me pretendimin se ka kryer procedurat e duhura per blerjen e kesaj prone nga OTP Bank (ish- Banka popullore). Kane kaluar diku te 3 vjet nga kjo kohe dhe personi ne fjale akoma nuk ka arritur ta pervetsoj pronen ne ceshtje dokumentacioni me hipoteken. Mora nje dokument te e-Albania (Kartela e pronesise) per pronen ne fjale dhe mu tha se nuk mund te merrja informacione per kete prone pasi nuk isha pronar i saj. Tani doja te dija ku mund te drejtohesha per qartesimin e kesaj situate pasi nga nje ane vazhdoj te kryej pagesa per kredite e keqija dhe nga ana tjeter marr vesh se prona sekuestrohet.

Qytetari: B.I.
Data: 9 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Ekzekutimi i detyrimeve

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

Lini një Përgjigje