Seanca gjyqesore

Pershendetje ,

Kam depozituar formularet per perfitimin e ndihmes juridike falas.  Pyetjet e mia jane: Sa kohe do qe une te dale ne seance gjyqesore? Vendimin Gjykata do ma japi ne moment, apo jo? Pyes pasi dua qe me patjeter ta depozitoj padine para se te marr gjykata pushimet. Faleminderit,


Qytetari: M. L. Data: 15 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Seanca gjyqesore”

  1. Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percakton menyren e shqyrtimit te kerkeses per ndihme juridike dytesore nga gjykata.
    Ne nenit 22 pika 2/a te ketij ligji percaktohet afati i marrjes se vendimit per nje kerkese te tille. Konkretisht, ne kete dispozite parashikohet se: “Gjykata shqyrton kërkesën për ndihmën juridike dytësore në përputhje me parashikimet në legjislacionin procedural dhe, për aq sa është e mundur, me dispozitat e këtij ligji. Vendimi në lidhje me kërkesën për ndihmë juridike dytësore merret nga gjykata kompetente:
    a) brenda 5 ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës, kur kërkesa paraqitet përpara fillimit të procesit gjyqësor;
    b) gjatë veprimeve paraprake ose në seancën përgatitore përpara se të caktohet seanca gjyqësore, kur
    kërkesa për ndihmë juridike është paraqitur bashkë me kërkesë-padinë;
    c) sipas parashikimeve të legjislacionit procedural dhe dispozitave të këtij ligji, kur kërkesa paraqitet gjatë shqyrtimit gjyqësor…”

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet