Seanca gjyqesore

Pershedetje
Dua qe te gjithe seancat e ceshtjes sime te zhvillohen ne salle me sistem audio per qellime te transparences dhe ruajtjes se solemitetit. Ku dhe kur mund te paraqes kerkesen qe te gjithe seancat e ceshtjes time nr.xxxxx te zhvillohen ne salle me sistem audio dhe jo ne zyren e gjyqtarit. A ka ndonje format te gatshem te kerkeses (formular tip)?


Qytetari: A. S. Data: 31 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Seanca gjyqesore”

  1. Pershendetje. Gjykata ka detyrimin qe nese ekzistojne mundesite teknike te zhvilloje seancen gjyqesore me sistemin audio. Kjo varet edhe nga ngarkesa e vete gjykates. Gjate pandemise, seancat gjyqesore ne pjesen me te madhe te rasteve po zhvillohen ne salla, pra me sistemin audio, pikerisht per te siguruar distancimin fizik midis paleve pjesemarrese. Nese ju keni kerkese te posacme qe seanca te zhvillohet gjithmone ne sistemin audio, kete mund t’ia beni me shkim ose verbalisht gjykates. Nuk ka nje format te posacem per kete gje. Ne cdo rast, sekretaria gjyqesore ka detyrimin qe te mbaje shenim ne procesverbalin e seances mbi gjithshka cfare ndodh dhe thuhet gjate seances. Ju keni te drejte te merrni kopje te ketyre proces-verbaleve ne cdo kohe. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet