Se duhet te veproj ..

1- ATPronave Tirane me ka sorrollatur per terheqjen e dosjes se pronave, ju lutem ka afat per hapjen e gjygjit per njohjen pronesie dhe vendosje ne afat , kujt ti drejtohem gjykates te shkalles pare apo gjykat administrative ?
2- hipoteka durres nuk ka zbatuar urdher ekzekutimin e gjykates edhe pse prona ka qene e regjistruar me pare, hipoteka ka bere mbi vendosje duke regjistruar nje tjeter , une kam bere ankese dhe kerkese per fshirje te mbi vendosjen qe vitin 2009 dhe nuk kam marre pergjigje . Kujt ti drejtohem dhe cilin te padis ?
3-Nena ime e cila ka vdekur ka nje prone te regjistruar toke are dhe 36 rrenje ullinj e ka pasur te hipotekuar qe ne vitin 1937 deri tani por e marre me ligjin 7501 ne hipoteke eshte e rregjistruar pa ndryshimin , si duhet te veproj ?


Qytetari: F. M. Data: 17 January , 2020, Kategoria: Pronesi.

One response to “Se duhet te veproj ..”

  1. 1

    1. Përgjigje e pyetjes së parë: Në nenin 34 të Ligjit nr. 133/2015 “PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”, pasi me ligj është vendosur në afat përfundimtar për trajtimin e dosjeve pranë ATP-së. Në rast se nuk e ke bërë kërkesën brenda afatit ligjor të përcaktuar në këtë ligj, nuk mund të kërkosh rivendosje në afat, neni 27 i Ligjit 133/2015. Kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor në territorin e së cilës ndodhet prona.
    2. Përgjigje e pyetjes së dytë: Duke qenë se ASHK-ja (ish-hipoteka) nuk ka zbatuar në Urdhër ekzekutimi të Gjykatës, atëherë duhet të bëni ekzekutimin e detyrueshëm me një Përmbarues gjyqësor, duke vendosur edhe gjoba në rast mos përmbushje detyrimi. Në rast se përmbaruesi gjyqësor nuk mund të detyrojë ASHK-në për të ekzekutuar vendimin, atëherë duhet t`i drejtoheni Gjykatës me objekt “Detyrimin e ASHK-së të bëjë regjistrimin e titullit ekzekutiv (vendimit të gjykatës) dhe fshirje/pavërtetësinë e regjistrimit që ka krijuar mbivendosje.
    3. Përgjigje e pyetjes së tretë: Në rast se toka është ndarë me Ligjin 7051, datë 19.07.1991 “Për Tokën” (i ndryshuar), atëherë nuk mund të përfitoni nga e drejta e pronësisë, pasi kjo tokë është dhënë në përdorim ose në pronësi familjeve bujqësore. Edhe pse nuk është e regjistruar pranë ASHK-së titulli i pronësisë që është “Akti i marrjes së pronës”, mund të regjistrohet nga përfituesi në çdo kohë. Pra, toka bujqësore që është trajtuar me Ligjin 7051, nuk mund ti kthehet pronarit të vjetër.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet