Pershendetje
Kerkoj suportin tuaj per afatin e lejes per përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitar, për punën që kryejnë. Ne VKM nr 511 date 24.10.2002 thuhet se eshte 10 dite ndersa ne VKM nr 568 date 06.10.2021 thuhet 5 dite.
Ju faleminderit per ndihmen e vazhdueshme qe jepni.
One Response
Përshëndetje,
VKM-ja nr. 511 datë 24.10.2002 është e shfuqizuar nga VKM nr. 568, datë 06.10.2021. Në fuqi dhe në zbatim keni VKM-në nr. 568, datë 06.10.2021.
Nëpunësi civil ka të drejtën e pushimit të paguar për 5 (pesë) ditë për përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve akademikë apo diplomave të studimeve të ciklit të tretë të studimeve universitare, sipas përcaktimeve të legjislacionit për arsimin e lartë, të lidhur me punën që kryen.
Faleminderit.