Saktësim sipërfaqe pasurie

Përshëndetje!
Ju falënderoj nëse më ndihmoni me informacion për problemin tim të parashtruar më poshtë:
Kam një pasuri” njësi shërbimi” në pallat ekzistues,të përfituar me kontratë shitblerje dhe origjina e regjistrimit të kësaj pasurie nga shitësi ka qenë me ligjin e privatizimit. Sipërfaqja e kësaj pasurie në çertifikatën e pronësisë është 50m2,ndërsa faktike është 60m2.Mundem të bëj saktësimin e sipërfaqes së kësaj pasurie,apo ka ndonjë pengesë ligjore ?
Nëse mundet mund të më tegoni proçedurën, ju lutem ?
Ju faleminderit.

Qytetari: G.B.
Data: 27 Shkurt 2023, Kategoria: Administrative, E-Albania

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Ju mund të kërkoni saktësimin e sipërfaqes së pronës nëpërmjet e-Albania si mëposhtë:
    Ju mund të dërgoni një aplikim për saktësim të kufijve të pasurisë në bazë të ndonjë dokumentacioni (plan rilevimi, akt noterial etj). Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.

    Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore së Kadastrës funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.

    Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike.

    Dokumentacioni i nevojshëm
    – Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi
    – Dokument pronësie

    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9437

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje