Sa vonojne procedurat per ekzekutim?

Pershendetje,

Dua te ekzekutoj pensionin ushqimor. Por doja te dija nese iki qe neser te dergoj vendimin, nr. e llogarise, etj., per sa kohe mund ta marre pastaj pensionin ushqimor te femijes tim?

Ju falenderoj per ndihmen qe na jepni!


Qytetari: M. F. Data: 26 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sa vonojne procedurat per ekzekutim?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykates per detyrimin per ushqim te ish-bashkeshortit Tuaj perben titull ekzekutiv, si rrjedhoje venia ne ekzekutim mund te behet ne menyre vullnetare, dhe ne rast te mos ekzekutimi vullnetar mund te aplikohet ekzekutimi i detyrueshem. Ne rast se ish-bashkeshorti Juaj nuk ka bere ekzekutim vullnetar, mund t’i drejtoheni zyrave permbarimore (shteterore ose private) per vazhdimin e ekzekutimit te detyrimit per ushqim ne favor te femijeve Tuaj.

    Duhet te dini qe jo çdo vendim mund te ekzekutohet sepse debitori mund te jete ne paaftesi paguese ose mund te kete vonesa se mund te paraqitet padi nga debitori ne gjykate etj etj. Nese debitori (ish bashkeshorti) merr page ose shperblime te tjera, ky detyrim do t’i ekzekutohet permes ndalesave ne pagen e tij.

    Per tu kthyer tek afati, ne kushte normale, une mendoj se brenda 30 diteve permbaruesi mund ta ekzekutoje vendimin. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet