Sa koh kan dokumentat e huaj a me vul Apostile ne Shqiperi.

Pershendetje quhem Mario, deshiroja te dija sa koh jan te velvshme dokumentat e shteti Zvicerian qe jan te paisura me vul Apostile ne Shqiperi?? Shum faleminderit do ju lutesha qe te me jepni nje pergjigje. Me Respek Mario.

Qytetari: M.C.
Data: 19 Maj 2023, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Konventa e Hages “Mbi heqjen e kërkesës për legalizim te dokumenteve zyrtare te huaja” e vitit 1961, nuk përmban kufizime ne afatin e vlefshmërisë se dokumenteve te cilat janë pajisur me vule Apostille. Ne rastin e Shqipërisë është legjislacioni kombëtar ai qe e përcakton ketë gjë, rast pas rasti. P.sh. ligji për gjendjen civile parashikon 3 muaj, ligji për Qendrën Kombëtare te Regjistrimit e parashikon 90 dite. Ne rastin tuaj duhet te verifikoni vlefshmërinë e dokumenteve pranë autoriteteve të huaja, pasi vulën Apostille ju e keni vendosur pikërisht për ta paraqitur pranë tyre.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje