Sa është kohëzgjatja e një deklarate noteriale?

Pershendetje,

Do doja të dija se për sa kohë ështe e vlefshme një deklaratë noteriale e dhënë nga njëri prind për fëmijën që të udhëtojë me prindin tjetër? Lutem shiko dokumentin bashkelidhur.

Ju falenderoj,


Qytetari: l. v. Data: 9 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Sa është kohëzgjatja e një deklarate noteriale?”

  1. Pershendetje,

    Ne deklarate nuk eshte percaktuar ndonje afat vlefshmerie, por autorizimi i referohet nje udhetimi vajtje-ardhje nga Shqiperia ne Itali qe do realizohet pas dates se leshimit te deklarates. Ne te tilla kushte, vleresoj se deklarata ka efekt vetem per udhetimin e pare vajtje-ardhje me destinacion Italine, te realizuar/ose qe do realizohet nga zonja me femijen e mitur, pas dates se leshimit te deklarates.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet