Rroga minimale

Pershendetje,

Punoj ne nje call center dhe problemi qendron se qe nga periudha e fillimit te pandemise dhe deri me sot, ne po punojme me orare shume te reduktuara. Ne kontrate e kemi qe paguhemi me ore pune. Dhe si rrjedhim aktualisht po paguhemi nen pagesen minimale te caktuar prej 26.000 lekesh. Pyetja ime eshte nese eshte e lejueshme me ligj kjo gje? Pasi nese verifikojme te sigurimet figuron page e deklaruar 26.000 leke. Por ne te vertete neve ne llogari bankare na kalojne nen 20.000 leke. Nese eshte nje shkelje ligjore kjo qe po ndodh, ku mund te drejtohemi ju lutem? Faleminderit,


Qytetari: A. B. Data: 13 October , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Rroga minimale”

  1. 1

    Pershendetje,
    Sipas vendimit Nr. 809, datë 26.12.2018 “Per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi”, paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj eshte 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës (qe perkon me 8 ore pune ne dite).
    Nese ju punoni me orare te reduktuara (pra me pak se 8 ore ne dite), punedhenesi nuk ka detyrimin t’ju paguaje te plote pagesen minimale mujore, por ne raport me oret e kryera te punes gjate muajit. Faleminderit,

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet