Rreth zbatimit te nje vendimi gjyqesor

Pershendetje,

A ka te drejte policia rrugore te mos zbatoje nje vendim te gjykates per rishikim aksidenti? A kane te drejte drejtuesit e policise te refuzojne kerkesen per rishikim aksidenti, me 50 faqe dokumenta e prova qe tregojne se shkaktari i aksidentit nuk jam une, por shoferi tjeter?

A ka te drete kompania e sigurimeve te mbylle praktiken e perfitimit te demit, kur ceshtja eshte ne gjykate dhe une kam dhene te gjitha provat qe shkaktari i vertete i aksidentit nuk ka as siguracion te rregullt, as kontroll teknik te rregullt dhe dy gjoba per parakalim te gabuar njesoj si ne rastin tim?

Ju falenderoj paraprakisht!


Qytetari: e. v. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth zbatimit te nje vendimi gjyqesor”

  1. Pershendetje,

    Pyetja eshte e paqarte. Por ne marrim te mireqene faktin se, ju keni nje vendim gjykate qe i ben nje percaktim ndryshe fajesise se aksidentit ose vlereson se duhet te kryhen veprime te tjera shtese per te percaktuar fajesine. Kete vendim gjykate duhet ta vleresoje ashtu siç duhet organi i prokurorise, i cili duhet te marre te gjitha masat per zbatimin e detyrave qe ka lene gjykata, duke kryer akte te tjera ekspertimi auto-teknike. Hetimet i drejton prokuroria dhe jo policia rrugore.

    Ne lidhje me kompanine e sigurimit, bej me dije se veprimet e saj jane te kushtezuara nga vendimi perfundimtare i gjykates ne lidhje caktimin e fajtorit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet