Rreth te dhenave qe disponon OSHEE

Pershendetje,

Jam interesuar prane OSHEE-se per te marre nje kopje te kontrates se furnizimit me energji elektrike qe ne vitin kur e kam hapur kontraten dhe te dhenat qe me jane vene ne dispozicion jane te vitit 2001. Nderkohe qe une e kam hapur kontraten qe ne vitin 1996. Si i behet per keto vite qe OSHEE i ka fshire nga sistemi, pasi me penalizon ne nje proces gjyqesor per fitimin e prones? A ka ndonje menyre tjeter per t’i siguruar keto te dhena? A do ta pranoje gjykata faktin qe une kam qe ne vitin 1996 ne kete banese apo do marre per baze vetem kontraten nga viti 2001? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Rreth te dhenave qe disponon OSHEE”

  1. Elona Mone Elona Mone says:
    1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju keshilloj te dergoni nje kerkese per informacion dhe kopje dokumentacioni prane OSHEE-se, per t’ju vene ne dispozicion, krahas te dhenave qe rezultojne nga sistemi, edhe kopje te kontrates suaj te hershme qe mund te administrohet ne arshivat e zyres.
    Ne lidhje me te provuarin ne procesin gjyqesor me objekt fitimin e pronesise, ju bej me dije se kur nje fakt nuk mund te provohet me prova shkresore, ju mund te perdorni edhe proven me deshmitare, te cilet paraqiten ne proces gjyqesor dhe deshmojne ne lidhje me posedimin e pasurise nga ana juaj per vitet qe ju pretendoni (fqinjet dhe banoret e lagjes tuaj, etj). Kjo eshte prove e parashikuar ne ligj.

    Falminderit,

  2. 1

    Pershendetje,

    Nese OSHEE nuk ju ka vendosur ne dispozicion te dhenat e kontrates suaj, nga viti 1996-2001, atehere me siguri keto te dhena mungojne ose jane demtuar dhe per kete arsye eshte e veshtire te provosh posedimin e baneses per kete periudhe kohore permes kontrates se energjise elektrike. Megjithate per te fituar pronesine me ane te parashkrimit fitues ekziston mundesia e dorezimit edhe te provave te tjera, sic jane kontrata me UKT, deklarimet e banoreve kufitare me pasurine tuaj, etj. Faleminderit,

  3. 1

    Pershendetje,

    Perpara vitit 2001 OSHEE nuk ka pasur sistemin elektronik te faturimit dhe prandaj eshte e veshtire qe te gjenden te dhena perpara kesaj periudhe. Per te vertetuar posedimin e pasurise per te cilen kerkoni fitimin me ane te parashkrimit fitues mund t’i paraqisni gjykates cdo lloj prove te mundshme dhe jo vetem te lidhur me pagesen e energjise elektrike. Jeni ju, se bashku me avokatin tuaj, qe duhet te mendoni per mundesi te tjera per ta provuar fillimin e posedimit te pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet