Pershendetje sërish,
Ju falenderoj per pergjigjen tuaj. Para disa ditesh ju drejtova me nje pyetje ketu rreth kontratave qe ka OSHEE. Dhe nje nga avokatet kishte shkruar ne pergjigje se perveç kontrates se dritave, ka dhe menyra të tjera që mund të shikoje avokati im per te provuar posedimin e pasurise nga ana ime. Pyetja ime ështe se cilat mund të jenë disa nga keto menyra, pasi avokati im me thote vetem per kontraten e dritave dhe te ujit?
Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Krahas faturave te energjise elektrike dhe ujit, shikoni edhe mundesine e ndonje komunikimi postar qe mund te keni ne adresen e baneses ku jetoni; adresen qe keni deklaruar tek shkolla e femijeve; adresen qe keni deklaruar ne qendren tuaj te punes; kush ka qene punonjesi i policise se lagjes per ate periudhe kohore qe interesoheni (informacion qe mund ta merrni ne polici)dhe fqinjet qe keni patur, pasi si deshmia e policit te lagjes, ashtu edhe e fqinjeve mund te te vlejne ne proces gjyqesor; ndonje fotografi apo video; ngjarje me karakter penal qe mund te kete ndodhur gjate posedimit te baneses, etj.
Faleminderit