Rreth procedurave te divorcit

Pershendetje!

Dua t’ju pyes per proceduren e divorcit, cfare dokumentash duhen dhe ku duhet te drejtohem? Nuk kemi femije, kemi vetem 5 muaj martese. A eshte problem nese nuk paraqitet personi tjeter sepse ajo jeton ne Greqi? Faleminderit


Qytetari: R. K. Data: 4 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Rreth procedurave te divorcit”

  1. Pershendetje,

    Sipas Kodit te Familjes, zgjidhja e marteses mund te realizohet me pelqimin e te dy bashkeshorteve ose me kerkesen e njerit prej tyre.
    Zgjidhja e marteses me pelqimin e të dy bashkeshorteve (nenet 125-128 te Kodit te Familjes) bazohet ne nje marreveshje reciproke e hartuar ne nje zyre noterie, në të cilen te jete parashikuar menyra e rregullimit te pasojave qe vijne si rrjedhoje e zgjidhjes se marteses, te cilat jane:
    Lenien per rritje dhe edukim te femijeve te mitur dhe percaktimin e te ardhurave per rritjen dhe edukimin e tyre (ne rastin tuaj jo)
    Kontributin e secilit bashkeshort ne favor te bashkeshortit nevojtar.
    Rregullimin e marredhenieve pasurore midis bashkeshorteve.
    Kete marreveshje se bashku me kerkesen per zgjidhjen e marteses e depozitoni ne Gjykate, personalisht ose nepermjet perfaqesuesit tuaj.

    Zgjidhja e marteses me kerkesen e njerit bashkeshort eshte e parashikuar ne nenet 132 -133 te Kodit te Familjes, dhe per shkak te shkeljeve te perseritura te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa per pasoje jetesa e perbashket e bashkeshorteve, behet e pamundur dhe martesa humbet qellimin e saj.
    Fillimisht ju duhet te depozitoni kerkesepadine per zgjidhje martese ne Gjykaten e Rrethit te vendbanimit tuaj te fundit te perbashket, ose ne Gjykaten e Rrethit te vendabanimit te te paditurit dhe me pas Gjykata cakton seancen e pajtimit, ne te cilen palet duhet te jene detyrimisht prezent.
    Duke qene se ju nuk keni femije, procesi gjyqesor per zgjidhje martese eshte procedurialisht me i thjeshte dhe me i shkurter (pasi nuk lind nevoja per caktimin e kujdestarise se femijeve).
    Pas zgjidhjes se marteses, ju duhet te rregulloni edhe marredheniet pasurore qe kane lindur nga regjimi martesor.

    Dokumentet qe duhet te paraqiten ne gjykate:
    – certifikatat perkatese te gjendjes civile (certifikate lindjeje e bashkëshorteve, certifikate e trungut familjar, certifikate martese);
    – dokumente qe tregojnë te ardhurat, gjendjen ekonomike dhe pasurite e te dy bashkeshorteve si psh.
    dokumente pronesie te pasurive te ndryshme te regjistruara te luajtshme dhe te paluajtshme;

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ne baze te Nenit 132 te Kodit te Familjes secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

    Ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit ku banoni me ane te nje kerkese-padie me objekt zgjidhje martese. Dokumentat kryesore te cilat dorezohen ne cilesine e proves jane: Çertifikatë martese, Çertifikatë personale e paditësit; Çertifikatë personale e te paditurit; Çertifikatë familjare.

    Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, gjykata do te vazhdoje gjykimin ne mungese te te paditurit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet