Rreth perfitimit te pages se luftes

Pershendetje

Kam 2 (dy) vjet qe punoj mekanik ne nje firme transporti nderkombetar. Ne fund te marsit na dhane nje dokument per te firmosur per pergjysmimin e rroges. Kush nuk e firmoste pushohej nga puna. Dokumenti u firmos nga te gjithe ne punonjesit. Me dt 13 prill na u komunikua shkeputje e perkohshme nga puna. Desha te di nese mund te perfitoj te pakten pagen e luftes? Si duhet te aplikoj?  dhe a ka te drejte punedhenesi te me pushoje nga puna pa paralajmerim? Faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth perfitimit te pages se luftes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Se pari, duke qene se data e largimit tuaj nga puna eshte 13 prill, atehere ju nuk perfitoni nga paketa e ndihmes financiare nr.2, miratuar sipas VKM 305, date 16.04.2020. Per te perfituar sipas kesaj pakete duhet te jeni larguar nga puna nga momenti i miratimit te Urdherave te pare te MSHMS per ceshtjen e COVID-19, deri ne date 10 prill 2020. Nese ju jeni larguar nga listepagesa pas dates 10 prill, nuk ju takon.

    Se dyti, situata e gjendjes se jashtezakonshme i jep te drejten punedhenesit qe t’ju pezulloje derisa te kaloje gjendja, por jo t’ju largoje nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit. Ne te kundert, largimi do te ishte i paligjshem dhe ju do te keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar shperblimet perkatese.

    Se treti, ne rast te nderprerjes te marredheniet se punes ju mund te perfitoni nga skema e pageses se papunesise sipas VKM nr. 161, date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”.
    Gjate situates se COVID 19, qytetaret qё duan te perfitojne nga skema e pageses se papunёsise mund te aplikojne prane zyrave te punes nepermjet komunikimit ne distance (nepermjet postes elektronike ose poste).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet