Rreth perfitimit te ndihmes financiare nga paketa nr. 2

Pershendetje,

Ata që kanë humbur punën në fillim të prillit dhe marrin rrogë këtë muaj (pra rrogën e muajit mars), a përfitojnë nga ndihma financiare? Kur thuhet që është e vleshme për periudhën maj-qershor, cfarë nenkupton?
Kush e ben aplikimin punëdhënesit/ish-punëdhënsit, a duhet të bëjnë punëtorët ndonjë procedurë?
Nese dikush është i dypunësuar dhe ka humbur vetëm një nga punët, a përfiton nga ndihma financiare?

Ju falenderoj,


Qytetari: M. R. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth perfitimit te ndihmes financiare nga paketa nr. 2”

  1. 1

    Pershendetje

    Lidhur me pyetjet tuaja.
    Se pari, nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve.
    Aplikimin e ben punedhenesi, apo ish punedhenesi, nese personi eshte larguar nga puna. Punonjesi duhet te komunikoje me burimet njerezore (ose financen) e punedhenesit te tij, qe te kerkoje qe te aplikojne.
    Te dypunesuarit qe kane humbur vetem njeren nga punet, nuk perfitojne ndihmen financiare nga paketa.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet