Pronari kerkon t’i dorezojme pagen e luftes

Pershendetje!
Jam i punesuar ne nje call center. Ne momentin qe ndodhi pandemia isha ne pune dhe na derguan ne shtepi dhe filluam te punonim nga shtepia. Para nje jave pronari na kerkon te dhenat duke qene se do aplikonte per punonjesit per pagen e luftes. E nenvizoj qe jemi dhe kemi qene ne kontakt pune.
Del pergjigja dhe miratohet paga e pas nje jave, dje ne oren 16:00 paga na kalon ne llogari.
Pronari na komunikon sot qe ajo page nuk eshte e jona, por duhet t’ja kthejme sepse ne jemi te siguruar dhe nuk kemi nevoje per page lufte. Gjithashtu ai nenvizoi qe do i duhet te paguaje per ato paga, duke qene se disa prej nesh kane qene ne gjendje pune.

Pyetja ime eshte kjo: Une e kuptoj pjesen qe ne mbase nuk e meritonim pagen e luftes, por na u kerkuan te dhenat dhe ne ja dhame. Ne momentin qe paga miratohet e na dergohet ne llogarine tona a duhet t’ja dorezojme? Rrezikon pronari yne te paguaje per keto paga ne te ardhmen? Faleminderit


Qytetari: r. b. Data: 7 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Pronari kerkon t’i dorezojme pagen e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me aplikimet per perfitimin e ndihmes financiare ne kuader te paketave te miratuara nga qeveria, per t’i ardhur ne ndihme te bizneseve, te cilat mund te ndodhen ne veshtiresi per te paguar punonjesit e tyre per shkak te situates nga COVID-19, vendimarrja i takon administrates tatimore. Jane organet tatimore te cilat ne baze te aplikimit te kryer nga tatimpaguesi bejne vleresimin e rastit ne përputhje me kriteret e përcaktuara ne aktet ligjore dhe me pas vendosin nese punonjesit te ketij biznesi i takon ose jo per te perfituar ndihme financiare.

    Pagesa e luftes eshte nje pagese qe vjen nga Buxheti i Shtetit, kalimi i se ciles kryhet nga Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit direkt ne llogarine bankare te përfituesit. Nisur nga ky fakt, pretendimi i punedhenesit tuaj qe kjo pagese duhet t’i jepet atij nuk qendron.

    Nese kjo vendimmarrje do te ishte e kundershtueshme dhe do te ishim para faktit se nje ndihme e tille duhet te kthehet mbrapsht per vete rrethanat e rastit tuaj, atehere kjo pagese do te duhej t’i kthehej buxhetit te shtetit.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,

    Nje nder kategorite perfituese te ndihmes financiare jane te punesuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, te cilet jane lejuar per te ushtruar aktivitet ekonomik gjate periudhes se epidemise (si ne rastin tuaj konkret).

    Qellimi i paketes eshte mbeshtetja e punonjesve te bizneseve, te cilet per shkak te masave te marra ne kuader te situates me COVID-19 kane punuar me xhiro minimale dhe si pasoje mund te kene pasur veshtire ne pagesen e punonjesve. Ne kete menyre u zgjodh mekanizmi i mbeshtetjes se punonjesve me nje ndihme financiare direkt ne llogarite e tyre bankare.

    Nga sa ju parashtroni, gjate kesaj periudhe, fatmiresisht ju keni ruajtur marredhenien e punes, si dhe jeni paguar normalisht per punen e kryer. Nga ana tjeter, punedhenesi juaj ka vleresuar se ju duhet te perfitoni nga kjo ndihme financiare dhe ka kryer aplikimin per llogarine tuaj.

    Persa kohe aplikimi juaj eshte verifikuar dhe shqyrtuar nga administrata tatimore ne perputhje me percaktimet ligjore dhe ju jeni kualifikuar si subjekt perfitues, atehere vleresoj se ndihma financiare, e cila eshte transferuar ne llogarine tuaj bankare, ju perket juve dhe jeni ju ajo qe do duhet ta administroni.

    Nese punedhenesi juaj kerkon qe t’i dorezoni “pagen e luftes”, mendoj se kjo eshte ceshtje qe do te duhet ta vleresoni ju personalisht ne raport me punedhenesin tuaj, ne te njejten menyre sic vleresuat aplikimin per perfitimin e kesaj page. Ju bej me dije se, ligji nuk i ngarkon punedhesit juaj asnje lloj detyrimi shtese per te paguar ne lidhje me kete ndihme financiare qe ju keni perfituar.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet