Rreth nje zyre punesimi qe na mashtroi

Pershendetje,

U rregjistrova ne nje zyre punesimi dhe na tha qe do punoni ne Malte me 7.5 euro deri ne 10 euro ora, se do pajiseshim me dokumenta dhe se do punonim 6 dite ne jave, 200 ore ne muaj.  Tani ne po punojme me 7 euro/ora dhe 130 ore ne muaj, nuk jemi pajisur me dokumenta dhe po na mbaron afati qendrimit 90 ditor.  Zyra e punesimit na tha se 300 euro do t’i jepni ketu dhe 300 ne Malte.  I kam dhene 150 euro ne Tirane dhe 150 euro ketu kur mberrita, por tani qe lexova kontraten ajo ka shkruar cdo gje ne interes te saj.

Cfare mund te bej? a mund tua dergoj me foto ju lutem dhe te me jepni nje mendim. Faleminderit,


Qytetari: J. L. Data: 3 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Rreth nje zyre punesimi qe na mashtroi”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken qe referoni, ju shpreheni se keni nenshkruar nje kontrate me agjensine private te punesimit. Ne funksion te vleresimit te pretendimeve tuaja ne raport me kushtet e dakortesuara te kontrates, si dhe dhenien e nje keshillimi me konkret ne lidhje me rastin, lutemi na dergoni per konsultim kopjen e kontraten, duke e ngarkuar ne hapesiren e dedikuar ne platforme.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ne rastin tuaj ju keni nenshkruar nje kontrate paraprake me kompanine e punesimit, e cila ka ndermjetesuar punesimin tuaj ne Malte. Nese ju e keni nenshkruar kete kontrate me vullnetin tuaj te plote, do te thote qe keni rene dakort per kushtet, detyrimet dhe te drejtat tuaj te parashikuara ne te dhe mbetet pak per t’u bere ligjerisht ne kete drejtim. Nese ju mendoni se ka mosperputhje midis kushteve te parashikuara ne kontrate dhe zbatimit te saj, ju mund t’i drejtoheni me padi gjykates civile per zgjidhjen e kontrates dhe shperblimin e demit.
    Gjithashtu nese mendoni dhe keni prova se kjo veprimtari permban elemente te vepres penale te mashtrimit, ju mund t’i drejtoheni Prokurorise.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet