Rreth ndihmes financiare nr. 2

Pershendetje,

Nje punonjese fasonerie ka lene punen qe nga fillimi i pandemise, duke mos vajtur per arsye te mungeses se kushteve se sigurise. Kjo pasi ne autobuzin me te cilin udhetojne punetoret eshte e pamundur te respektohet masa e distancimit social. Ndermarrja (fasoneria) vijon aktivitetin dhe shumica e punonjesve kane shkuar ne pune gjate kesaj periudhe.

A mund te perfitoje kjo punonjese nga paketa e dyte e ndihmes financiare? Mbani ne konsiderate qe ketyre punonjesve nuk u eshte dhene paga e muajit shkurt, ndonese kane punuar rregullisht. Si pasoje e mos daljes ne pune per shkak te situates se pandemise kete punonjese e kane hequr nga sistemi i sigurimeve.

Me respekt,


Qytetari: P. S. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth ndihmes financiare nr. 2”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM nr. 305, date 16.04.2020 perfitojne punonjesit e larguar nga puna, te cilet kane qene ne listepagesa per periudhen nga 11 Mars deri ne 10 Prill. Nese keni qene ose jo ne listepagese brenda ketij afati mund ta verifikoni ne e-albania.

    Nisur nga situata qe parashtroni, vleresoj se nuk mund te perfitoni nga paketa e ndihmes ekonomike, persa kohe jeni larguar vete nga puna. Gjithsesi, ju sugjeroj te komunikoni me ish-punedhenesin tuaj, pasi aplikimi per perfitimin e kesaj pagese behet nga ish-punedhenesi (ne rastin tuaj).

    Per informacion me te detajuar ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas paketes nr. 2 dhe menyren e aplikimit mund te aksesoni linkun e meposhtem: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet