Rreth mundesise se aplikimit ne shkollen e policise

Pershendetje,

Jam denuar nga gjykata me vitin 2015 me vendim penal të formes se prere me gjobe 150.000 leke. Kam paguar gjoben. Dua të aplikoj per me shkollen e policise. A me lejohet sepse sipas nenit 69 të k.penal une jam rehabilituar dhe nuk jam subjekt i ligjit të dekriminalizimit? a mund të aplikoj per ne shkollen e policise ose ate ushtarake? Faleminderit.


Qytetari: O. M. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth mundesise se aplikimit ne shkollen e policise”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ju keshilloj te shkarkoni nga e-albania nje deshmi penaliteti dhe aty mund te konfirmoni nese jeni rehabilituar, pasi kjo deshmi duhet te dali e paster, me statusin “i padenuar”, pra nuk duhet te figuroje denimi penal i marre ne 2015. Ne perputhje me nenin 69 te Kodit Penal duhet dhe te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 2 viteve nga momenti qe vendimi ka marre forme te prere. Nese jeni ne keto kushte atehere Deshmia e penalitetit duhet t’ju dali si i padenuar.
    Nese ju plotesoni kushtet e percaktuara per ndjekjen Shkolles Baze te Policise ne lidhje me cilesite aplikantit, mund te kryeni aplikimin.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet