Ne lidhje me sekuestrimin e sendit

Pershendetje,
Jam kreditor. Permbaruesi ka leshuar urdher sekuestro per makinen e debitorit. A mund te kerkoj qe deri ne momentin qe te kryhet shitja e makines ne ankand te vendoset bllokues ne rrota nga policia? Nese po, ku te drejtohem te policia e shtetit apo e bashkise? Faleminderit,


Qytetari: g. m. Data: 8 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me sekuestrimin e sendit”

  1. Pershendetje,
    Ne rastin e ekzekutimit te detyrimeve, kur eshte e nevojshme vendosja e sekustros mbi nje send, eshte detyre dhe procedure qe ndiqet nga permbaruesi. Ne rastin konkret, te gjitha veprimet mbi kete send deri ne shitjen perfundimtare ne ankand zbatohen sipas procedurave ligjore vetem nga permbaruesi dhe juve si kreditor nuk keni te drejte te kryeni veprime mbi sendin e sekuestruar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet