Rreth marredhenies se punes ne fabrike gjate pandemise

Kunata ime punonte ne nje fasoneri, e cila u mbyll me date 10 mars. Pronari u dergon nje SMS ku u thote qe nga neser e tutje jeni ne asistence deri ne nje njoftim te dyte…shihemi se shpejti.

Ne mars moren rrogen e shkurt-marsit dhe ne prill u dha leket e lejeve vjetore etj, te pakten keshtu u tha. Ne muajin maj asnje leke. Ne Qershor u tha pritni ca dite se do ju jap 2 muaj asistence bashke, do jua hedh ne llogarine bankare. Ato dite qeveria ju nxorri emrat per 40,000 lekeshin dhe ai i terhoqi ato cfare u tha. Une interesohem te di nese u takon asistence apo jo?….dhe a ka qene transparent pronari me punonjeset? Faleminderit


Qytetari: O. A. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth marredhenies se punes ne fabrike gjate pandemise”

  1. Pershendetje. Pagesa e papunesise (asistenca) nuk paguhet nga ana e punedhenesit, por nga sigurimet shoqerore. Per te perfituar asistence cdo person te cilit i jane zgjidhur marredheniet e punes, duhet te aplikoje prane zyres perkatese te punes. Te drejten per te perfituar pagese papunesie (asistence) e ka cdo person qe ka te pakten nje vit pune. Ne baze te vjetersise ne pune, percaktohet edhe kohezgjatja e pageses.
    Ne baze te akteve normative te miratuara nga Keshilli i Ministrave gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, ndihma financiare qe ju eshte dhene personave te larguar nga puna, do t’ju zbritet nga shuma qe atyre ju takon si pagese papunesie (asistence).
    Gjate periudhes se pandemise punedhenesi kishte te drejten te pezullonte marredhenien e punes per shkak te situates. Por nese kontrata juaj e punes eshte zgjidhur nga ana e punedhenesit, ai duhet te respektoje dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me proceduren, kohen e njoftimit, shperblimin per vjetersi. Kontrata e punes nuk mund te zgjidhet me nje mesazh ne telefon. Nese keto kushte jane shkelur, atehere, zonja dhe punonjesit e tjere kane te drejte t’i drejtohen gjykates per shperblim per zgjidhje te parregullt te kontrates se punes.

    Sqarim: termi “asistence” ne kete pergjigje i referohet te ardhures nga papunesia sipas VKM nr 161,date 21.03.2018 “Për Pagesën e së ardhurës nga Papunësia”, Nese ne pyetjen tuaj me termin “asistence” i referoheni ndonje pagese tjeter, ndryshe nga ajo e dhene ne pergjigje, jeni te lutur te na shkruani serish. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet