Rreth ligjit 20/2020

Pershendetje,

Kam nje shtepi ne lagjen muzeale Gorice, ne Berat. Disponoj akt dhurimi nga nena te vitit 1982, te cilen e ka perfituar me vendim gjyqesor po te vitit 1982. Dua te pajisem me certifikate pronesie, por hipoteka kerkon dokumentet origjinale dhe origjinen e prones. Kam bere kerkese per keto dokumente ne institucionet perkatese, por pergjigja ka qene: jane djegur ne vitin 1997, nuk ka.

Si duhet te veproj tani? A perfitoj nga ligji 20/2020? Faleminderit


Qytetari: d. i. Data: 13 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Rreth ligjit 20/2020”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Qe te mund te perfitoni nga ligji 20/2020, duhet qe te keni nje titull pronesie. Objekti i ketij ligji eshte te përcaktoje procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e
    proceseve kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe të
    inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre.
    Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju nuk rezultoni te keni asnje titull pronesie ne kuptim te nenit 193 te Kodit Civil.
    Ne keto kushte nese ju jeni sjelle si “pronare” e prones objekt i kesaj pyetje per 20 vite dhe gjate kesaj kohe nuk keni patur asnje pretendim nga palet e treta ne disponimin, posedimin dhe gezimin e kesaj prone, ju mund ti drejtoheni gjykates per tu njohur si pronare me parashkrim fitues.

    Nje menyre tjeter, eshte edhe nepermjet VKM 442/2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991 dhe të truallit funksional të tyre”. Procedura fillohet me kerkese nga ju, drejtuar Drejtorise Vendore te ASHK ku ndodhet prona, sipas formatit qe do ju dergojme nepermejt emailit. Me pas ASHK ben verifikimet perkatese lidhur me objektin dhe truallin (nese ka) per regjistrim.

    Nese jeni ne kushtet ku e keni te pamundur per te kontraktuar nje avokat privatisht per shkak te mungeses se financave dhe perfishiheni tek subjektet e ligjit nr. 111/2017, ju mund te asistoheni ne plotesimin e formulareve per te kerkuar nga gjykata nje avokat falas.

    Faleminderit

  2. Pershendetje! Duke qene se ju nuk dispononi dokumentat origjinale, nuk mund te perfitoni nga Ligji Nr. 20/2020. Ne rastin tuaj do ju rekomandoja ti drejtoheni gjykates me ane te nje kerkes-padie me objekt “Njohjen pronar me parashkrim fitues”. Parashkrimi fitues parashikohet nga neni 168 i Kodit Civil. Kushtet plotesohen, ne rast se ju jeni perdorues te sendit dhe keni me shume se 20 vjet. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet