Rreth kontrates se punes me afat

Pershendetje,

Ju lutem nese mund te marr nje informacion se si duhet te veprohet ne rastet kur punemarresi eshte me kontrate me afat te caktuar dhe afati perfundon gjate kohes qe ai eshte me raport paaftesie te perkohshme. Duhet te vazhdoje punesimi apo kam te drejte te shkepus marredhenien e punes?
Nese e vazhdoj marredhenien e punes a kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar apo kam te drejte ta shkepus menjehere me perfundimin e raportit? Faleminderit,


Qytetari: a. h. Data: 6 May , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

2 responses to “Rreth kontrates se punes me afat”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Ne Kodin e Punes, ne nenin 149 te tij, parashikohet shprehimisht qe marredhenia juridike e punes perfundon ne afatin e parashikuar ne kontrate. Gjithashtu, vazhdimi i kontrates ne menyre te heshtur do te sillte krijimin e nje marrdhenie jurike pune me afat te pacaktuar.

    Eshte e domosdoshme nga ana Juaj te beni njoftimin ndaj punemarresit qe marredhenia juridike e punes do te perfundoje pas perfundimit afatit te percaktuar ne kontraten e punes, pavaresisht se punemarresi Juaj eshte ne paaftesi te perkoheshme.

    Koncepti paaftesise se perkoheshme se punemarresit lidhet me zgjidhjen e kontrates para afatit te percaktuar ne kontrate. Ne rastin Tuaj nuk kemi zgjidhje te kontrates se punes, por nje njoftim per mos vazhdimin e marredhenies se punes pertej afatit te percaktuar ne kontrate.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Nese ka perfunduar afati i parashikuar shprehimisht ne kontraten e punes me afat, atehere marredhenia e punes konsiderohet e perfunduar, pavarsisht se ka koinciduar me kohen kur punemarresi eshte me raport te paaftesise se perkohshme.

    Rinovimi i kontrates varet nga vullneti i paleve. Nese mbas përfundimit të afatit të caktuar, ju vijoni te pranoni sherbime pune nga punemarresi, atehere kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati dhe konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet