Rreth ekzekutimit te Urdhrit te Mbrojtjes

Pershendetje,
Ne vendimin gjyqesor per urdher mbrojtje shprehet se “ky vendim perben titull ekzekutiv nga dita e shpalljes (29 korrik 2020).” Ne kuptim te ligjit 9669 (azhornuar me 47/2018), ky vendim a ekzekutohet menjehere apo pas marrjes se forme te prere? Po urdheri i menjehershem, a ekzekutohet menjehere apo pas marrjes forme te prere? Faleminderit,


Qytetari: B. X. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth ekzekutimit te Urdhrit te Mbrojtjes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij. Së bashku me urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, gjykata lëshon edhe urdhrin e ekzekutimit të tij. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” nuk mund të ankimohet.
    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Gjykata e apelit vendos brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” apo të “urdhrit të mbrojtjes”.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet