Rreth aktivitetit te organizatave fetare ne periudhe pandemie

Pershendetje,

Sipas listes per aktivitetet e lejuara, nje nder to eshte edhe aktivitetet e organizatave fetare – kisha, te cilat jane te rregjistruara si fondacione, pra (OJF). Nje nder aktivitetet qe bejne keto organizata eshte te mbledhurit dhe te berit ritualet e tyre fetare. Nderkohe ne aktin normativ me fuqine e ligjit (per marjen e masave administrative per shkak te covid) ne nenin 3 denohen me gjobe tubimet, degjesat publike etj … Pyetja e pare: Cilat do te konsiderohen tubime dhe cilat degjesa publike? E dyta: Si do te ushtrojne organizatat fetare ritualet e tyre kur sipas aktit ndalohen tubimet ? ….

Po nese aktivitetet behen ne grupe te vogla deri ne 10 veta a lejohet dhe a quhet tubim (pra sa persona lejohet per mos te qene tubim) dhe nese marin te gjitha masat ?

Faleminderit,


Qytetari: M. R. Data: 26 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth aktivitetit te organizatave fetare ne periudhe pandemie”

  1. Pershendetje,

    Lidhur me pyetjen tuaj te pare, tubimet dhe degjesat publike jane grumbullime njerezish, por per synime te ndryshme qe rregullohen nga nje kuader i ndryshem ligjor. Referuar ligjit 8773/2001, “Per tubimet’, me termin “Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit.
    Degjesat publike jane te lidhur me ligjin per konsultimin publik, ligjin per mjedisin, etj., dhe kane synim pergjithesisht grumbullimin e mendimeve te publikut lidhur me nje projekt, situate, veprimtari, projekt ligj, etj..
    Termi i ndryshem qe perdoret nga ligjet perkatese, nuk eshte i lidhur me sasine e pjesemarresve, por me ndryshimet qe paraqesin ne qellimin qe kane secili prej tyre, si grumbullim njerezish.

    Si do te ushtrojne organizatat fetare ritualet e tyre kur sipas aktit ndalohen tubimet ?
    Per momentin ka shume veprimtari te cilat jane ne pamundesi te kryhen sipas menyres se duhur. Sic edhe ju vete e parashtroni ritualet fetare ne prani te njerezve, jane vetem nje pjese e veprimtarive qe kryejne organizatat fetare, veprimtari e cila per momentin eshte e pezulluar. Organizatat fetare kane mundesi te vazhdojne me pjeset e tjera te aktivitetit te tyre, deri ne stabilizimin e situates.

    Po nese aktivitetet behen ne grupe te vogla deri ne 10 veta a lejohet dhe a quhet tubim (pra sa persona lejohet per mos te qene tubim) dhe nese marin te gjitha masat ?
    Akti normative dhe Urdherat perkates te Ministrise se Shendetesise nuk kane percaktuar nje numer limit te personave te cilet mund te marrin pjese ne veprimtarite e ndaluara, duke marre masat perkatese te sigurise, por ka vendosur ndalimin e tyre pa e lidhur me pjesemarresit apo kushtet e distancimit fizik.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet